Historia prekëse: Jep shpërblim për atë që i kthen orën e vjedhur

Nicola Jowet mori një orë dhuratë nga bashkëshorti i saj kur ata u martuan. Por, shumë pak pas dasme, ai vdiq pasi ishte me kancer.

28-vjeçarja nga Cambridgshire, çoi orën në një servis dy vite pas vdekjes së bashkëshortit pasi i kishte rënë bateria.

Por, kur shkoi për ta rimarrë, nga dyqani i thanë se ora ishte grabitur dhe i ofruan një të re.

Por, sigurisht rëndësia sentimentale e orës ishte e paçmuar për Nicolën dhe ajo nuk pranoi.

E reja nxori një njoftim duke ofruar plot një mijë paund për atë që i sjell orën e saj, që përbën një kujtim të bukur nga dashuria e jetës së saj.

“Dyqani ku e çova për ta rregulluar me tha që ora ishte vjedhur dhe më ofruan një tjetër, por unë nuk dua. Ata nuk e dinë se sa shumë do të thotë ajo orë për mua. Mund të gjejnë 10 mijë ora të tjerë, por asgjë nuk ndryshon tek unë” , tha Nicola.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU