Hiqet tarifa për provimet e mbartura, studentët: Plotësoni kërkesat e tjera!

Ministrja Lindita Nikolla njoftoi sot se një nga katër kërkesat e studentëve do të plotësohet që ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Pikën 4 të VKM-së Nr.288 ku përcaktohet tarifimi i studentëve për provimet e mbartura.

“Nuk do të ketë tarifë për provimet e prapambetura. Më duhet të vijoj tani me propozimin për heqjen e pikës 4 dhe që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin për tarifat që lidhen me studentët përsëritës”, tha Nikolla në një dalje për mediat në Ministrinë e Arsimit.

Pas takimit me rektorët dhe dekanët, kreu i Arsimit u shpreh se është e qartë si drita e diellit që qeveria nuk mund të ndryshojë tarifat, por ajo është në dorën e universiteteve.

“Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAs që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit“, tha Nikolla

Megjithatë, studentët nuk kanë pranuar të tërhiqen nga protesta duke kërkuar që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që lidhen me kushtet e konvikteve dhe përfaqësimin në bordet e universiteteve.

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat. Ajo tarifë per provimet e mbartura ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera. Do vazhdojmë protestat”- thonë studentët.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë).

/A.Rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU