Hilary Clinton zbulon evazionin e frikshëm fiskal të Trumpit

Mbrëmjen e të shtunës fushata e Hillary Clinton publikoi një raport në prestigjiozin amerikan “The New York Times” ku  paraqiteshin regjistrat e taksave Donald Trump-it që nga viti 1995,  sipas të cilave ai i kishte shkaktuar popullit amerikan një humbje prej 916 million dollarësh duke mos paguar taksat mbi të ardhurat federale për 18 vite me radhë.

Zbulimet priten të ndezin me polemika sidomos pas debatit presidencial, ku kandidati republikan refuzoi të publikonte këto të dhëna. “The New York Times”  ka bërë publike këtop të dhëna vetmë 40 ditë para zgjedhjeve, pas një jave në të cilën Donald  Trump ka humbur disa pikë në sondazhe dhe shumica e analistëve kanë përcaktuar Clinton si fitues.

Është hera e parë që në historinë e zgjedhjeve amerikane, gazetat kryesore dhe mediat vendase mbajnë qëndrim në zgjedhjet presidenciale.

Madje para disa ditësh bordi editorial i “USA Today” ka bërë publik një shkrim të gjatë, ku listohen të gjitha arsyet që – sipas stafit të gazetës, – Donald Trump është i papërshtatshëm për të qenë president.

Nga këndvështrimi i gazetarëve që ndjekin çdo ditë deklaratat e tij, është vënë re se miliarderi gënjen dhe shtrembëron fakte.

Qoftë përmes indiferencës apo injorancës – shkruan “USA Today”, – Trump ka tradhtuar angazhimet themelore të bëra nga të gjithë presidentët amerikanë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Këto angazhime përfshijnë mbështetjen e palëkundur për aleatët e NATO-s, kundërshtimin ndaj agresionit rus dhe sigurinë absolute se Shtetet e Bashkuara do ia dalin mbanë me deficitin buxhetor, citohet Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU