Hilary Clinton: Do bëj publike dokumentat e SHBA për UFO-t nëse zgjidhem Presidente

Kandidatja kryesore e Demokratëve për karrigen e Presidentit të SHBA për këtë vit, Hilary Clinton, ka thënë se nëse zgjidhet në krye të Shteteve të Bashkuara, do të zbulojë për publikun sekretet në lidhje me UFO-t. Clinton, duke ju përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve ka thënë se do “t’i shkojë deri në fund” kësaj çështjeje nëse zgjidhet Presidente.

Kandidatja demokrate ka shtuar gjithashtu se nëse vihet në krye të SHBA në nëtor të këtij viti, do të dërgojë në zonën e famshme 51 në Nevada, një task forcë, për të marrë informacionet e nevojshme, në atë që botërisht njihet si baza sekrete amerikane ku testohet dhe eksperimentohet me teknologjinë aliene.

Sipas gazetës The Sun, Hilary Clinton është në rradhën e atyre personave që beson se Toka mund të jetë vizituar nga qënie aliene.

John Podesta, kreu i fushatës së saj, më herët ka bërë thirrje që të publikohen të gjitha dosjet e UFO­ve, që “amerikanët të marrin vesh të vërtetën”.

ufot-klunton

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU