Deklarata e Sali Berishës se lista e deputetëve të PD është “lista Basha”, ka rikthyer edhe një herë diskutimin mbi atë që është kryetari “de facto” i kësaj partie.
Edhe Basha në një dalje për mediat u përpoq të theksonte se është ai kryetari i partisë dhe vendimet i merr ai. Por se sa ka ndikuar ish-kryetari Berisha në drejtimin e partisë në 4 vitet që lamë pas, jep një mendim edhe Astrit Patozi.
Ai thotë se ajo që është ëprfolur në media ka qenë një legjendë, por gjithsesi ai thotë se ndikimi i Berishës ka qenë prezent.
“Hija e Berishës ka qenë shumë e fortë gjatë këtyre 4 viteve”, deklaroi Patozi në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel./a.m.