Higuain mposht ‘i vetëm’ Milanin, Juventus ngjitet në krye

Juventusi e ka mposhtur 2:0 Milanin në “San Siro” dhe ka rrëmbyer momentalisht kreun e tabelës në Serine A.

Kjo ishte nata e Gonzalo Higuain, që pavarësisht se nuk po kalon një sezon të mirë, shënoi dy golat për “Zonjën e Vjetër”, në minutat 23’ dhe 63’, për rezultatin përfundimtar 2:0.

Pas këtyre dy golave, Higuain ka shkuar në kuotën e 101 finalizimeve në Serine A, 71 me fanellën e Napolit – 30 me atë të Juventusit.

Pas kësaj fitore, Juventusi ka rrëmbyer kreun e tabelës me 28 pikë, aq sa ka edhe Napoli që nesër luan me Sassuolon dhe dy më shumë se Interi që të hënën luan me Hellas Veronan.

Ndërsa Milani mbetet në pozitën e tetë me 16 pikë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU