“Higuain” kushton 0.99 cent për Napolin

Një iniciativë e një piceri në Napoli bëri bujë në mediat botërore për shkak se ai kishte një ofertë mjaft të mirë për napolitanët në rast se Higuaindo të dëmtohej.

Në fakt dëshira e tij është plotësuar pasi sulmuesi argjentinas mungoi për shkak të një dëmtimi mbrëmë në Champions League.

Me rastin e ndeshjes ndaj Sevillas, piceria në Napoli ofroi pica vetëm për 99 cent. Ai është shprehur i bindur se Higuain do të pësojë dëmtime të tjera ndërkohë që ofertat do të vijojnë për klientët e tij.

Kujtojmë që në Napoli Higuain-in e cilësojnë si një tradhtar pasi u largua te rivalët e Juventusit në fillim të sezonit, citohet Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU