Higuain dhe Caldara tek Milani, Bonucci tek Juventusi

Arrihet një marrëveshje përfundimtare në operacionin gjigant mes Milanit dhe Juventusit, që do të sjellë në klubin kuq e zi Higuain dhe Caldara, ndërsa në klubin bardh e zi do të shkojë Bonucci.

Sikurse konfirmojnë burime pranë kësaj marrëveshjeje, pengesat e fundit janë kaluar.

Higuain do të transferohet tek Milani në formën e një huaje me një shifër në rreth 18 milionë euro dhe me të drejtë belrjeje prej 36 milionë eurosh.

Ndërsa, Bonucci dhe Caldara do të këmbehen kokë më kokë, pasi të dy vlerësohen në 40 milionë euro. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU