Higjiena në shkolla, katër këshilla për nxënësit

Një nga mënyrat që njerëzit sëmuren është nëpërmjet mikrobeve. Mikrobet janë gjallesa shumë të vogla për t’u parë me sy, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje.

Ato grupohen në disa grupe, duke përfshirë bakteret dhe viruset. Disa nga këto baktere dhe viruse mund të na sëmurin shumë rëndë.

Ato mund të transmetohen nga një nxënës tek tjetri nëpërmjet prekjes së gjërave të ndotura me mikrobe.

Një nga masat më të rëndësishme për higjienë të mirë në shkolla është larja e duarve. Duart duhen larë para dhe pas përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit në shtëpi ose shkollë, para dhe pas përdorimit të tualetit ne shkollë, pas kollitjes apo teshtitjes në mjediset e klasave, pas trajtimit/hedhjes së plehrave.

Hapi 1: Lagni duart me ujë dhe shkumojini me sapun.
Hapi 2: Fërkoni të dy duart për të paktën 20 sekonda. Pastroni kurrizin e duarve, kyçet, hapësirat mes gishtave dhe nën thonj.
Hapi 3: Shpëlani duart.
Hapi 4: Lërini duart të thahen duke i tundur në ajër, ose thajini me leter higjienike.
Nëse nuk e dini që peshqiri është i pastër, është më mirë ti thani duart në ajër.

/ATSH/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU