Hidhet në erë makina e pronares së një televizioni serb

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një parking, në afërsi të stadiumit të ekipit të klubit Cervena Zvezda.

Sipas mediave serbe, ishte vendosur eksploziv në makinën e drejtuese së televizionit serb ‘Tv Pink’ Dushica Jakovljeviç.

Sipas ‘Tanjug’, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa makina është shkatërruar plotësisht. Gjithashtu, janë dëmtuar edhe disa makina në afërsi dhe dritaret e disa ndërtesave në afërsi. Ndërkaq, menjëherë zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU