Hetimi për bllokimin e refugjatëve/ Di Maio i del në krah Salvinit: S’duhet të shkarkohet

Zëvendëskryeministri Luigi Di Maio, mbron Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini pas nisjes së hetimeve për çështjen e anijes ‘Dicioti’. Di Maio është shprehur se “Kodi ynë i etikës thotë se Matteo Salvini nuk duhet të shkarkohet, respekt për gjyqësorin. Sipas kodit të etikës që gjendet në kontratën tonë të qeverisë, Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të jetë ministër”.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri Luigi Di Maio pas përfshirjes në regjistrin e të dyshuarve të Matteo Salvinit për çështjen Diciotti. Di Maio më pas kërkoi “respekt të plotë për gjyqësorin”, por përsëriti se “është detyra jonë për të zbatuar programin zgjedhor”.

Di Maio, gjithashtu tha “Mendoj se është një akt i duhur”, nënvizoi se qeveria merr përgjegjësinë politike të zgjedhjeve të bëra në rastin e anijes Diciotti, por ka “respekt të plotë” për veprimin e gjyqësori për të cilin ne nuk duhet të “sulmojmë” prokurorët.

Për bllokimin e anijes me emigrantë në Catania, ministri i Brendshëm Matteo Salvini është hetuar nga Prokurori i Agrigentos për rrëmbim, shpërdorim detyre dhe arrestim të paligjshëm. Nën hetim është gjithashtu edhe kreu i Kabinetit të Ministrisë së Brendshme.

Sipas prokurorëve, ata kanë privuar në mënyrë të paligjshme nga liria personale refugjatët që të zbresin nga anija “Diciotti” e cila ishte ankoruar në portin e Catanias.Nga 150 emigrantë, 20 i mori Shqipëria, 25 Irlanda dhe pjesa tjetër u strehua në Kishat Italiane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU