HETIMI CEZ/ Balla: Sekseri i Shkëlzen Berishës zhvati 7 mln euro para zgjedhjeve

Hetimet për privatizimin e OSSH tek CEZ, kanë zbuluar disa prova të rëndësishme. Sekseri i këtij privatizimi, Nuel (Nue) Kalaj, ka marrë 7 milionë euro vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. Sipas kreut të Komisionit Hetimor për aferën e CEZ, Taulant Balla, ai është mik i Shkëlzen Berishës, çka bën që të lindin dyshimet për përfshirjen e këtij të fundit në këtë aferë.

“Komisioni Hetimor per privatizimin e OSSH tek CEZ sot ka administruar prova shume te rendesishme lidhur person Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas deshmive te deritanishme ka qene “sekseri” i marteses se qeverise shqiptare te Sali Berishes me kompanine CEZ. Komisioni ka administruar llogari bankare ge Nue Kalaj i cili ka marre nga CEZ transferta bankare mbi 7 milione euro.

Dhe keto shuma me pas i ka terhequr cash me 16 qershor 2009, vetem pak dite para zgjedhjeve te vitit 2009. Komisioni po heton pse CEZ i ka bere keto transferta tek ky individ dhe ku i ka cuar parate cash Nue Kalaj, mik i ngushte i djalit te Sali Berishes, Shkelzen Berisha”, thotë Balla.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU