Heroina e sekuestruar në Igumenicë, reagon policia shqiptare: Mjeti nuk ka hyrë në Shqipëri

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me drogën e sekuestruar gjatë ditës së sotme nga policia greke në Igumenicë. 

“Me datë 27 tetor 2017, në portin e Igumenicës, nga kontrolli që ju bë mjetit tip “BMW”, me targa AA 301 GR me drejtues mjeti shtetasin Th.T, 53 vjeç, lindur në Korçë, i cili dispononte dokumenta greke, në pjesën e pasme të sedileve poshtë portobagazhit në një vend të fshehtë të bërë enkas, Policia greke gjeti rreth 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë”- njofton policia.

Sipas policisë, nga shkëmbimi i informacionit me palën greke, rezulton se lënda narkotike është ngarkuar në Shkup të Maqedonisë dhe automjeti me lëndën narkotike nuk ka hyrë në territorin shqiptar por ka hyrë në Greqi, nga PKK Evzone Selanik. Destinacioni i lëndës narkotike, sipas të dhënave hetimore ishte Bari, Itali./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU