Hazizaj: Dy rrugët për Vettingun. Kushtetuta s’është “hajde ta provojmë dhe njëherë”

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj thotë se të gjitha afatet e Vettingut kanë përfunduar, ndërsa nënvizon faktin se tashmë duhet pasuruar Kushtetuta me dispozita tranzitore. Në një prononcim për “TemA” Hazizaj shprehet se ka dy rrugë në kushtet kur presidenti Nishani nuk kreu detyrën dhe nuk është marrë me këtë punë dhe Avokati i Popullit ushtron një mandat joligjor dhe jo kushtetues.

Sipas tij, rruga e parë është në heshtje dhe me konsesus procesi fillon nga e para ose mblidhet Kuvendi dhe pasuron nenin e sipërcituar, por pa  nxitim dhe duke lexuar mirë dispozitën në të ardhmen, me qëllimin e hapjes rrugë të procesit.

“Kushtetushmërisht Vettingu e mbaroi misionin e tij, që do të thotë se duhet pasuruar Kushtetuta ne dispozita tranzitore. Pasi Kushtetuta nuk eshte kod procedural, por material, që do të thotë se nuk parasheh fakte si “hajde ta provojmë dhe njëherë”.

Në aneksin e Kushtetutës, ku parashihet rivleresimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, në Nenin C të saj flitet mbi mënyrën e ngritjes së Komisionit të pavarur të kualifikimit dhe kolegjin e posaçëm të apelimit, në vështrim të formës dhe përmbajtjes së tyre. Në paragrafin 6-të të sipërcituar janë vendosur dhe afatet kohore mbi të cilat vihet në lëvizje Presidenti dhe më pas Avokati Popullit në procesin e aplikimit për anëtar të Komisionit.

Në rastin konkret jemi para faktit që Avokati i Popullit ashtu si dhe Presidenti nuk e ka kryer detyrën e tij brenda afatit. Ç’bëhet?? Presidentit iu hoq e drejta për shkaqe të kohës (45 ditë nga hyrja në fuqi e Kushtetutës), Avokati i Popullit nuk kishte mundësi për shkaqe jo konkurrueshmërie serioze si dhe për shkak të mandatit jo ligjor dhe kushtetues që po ushtron.

Në këto kushte ka dy rrugë: 1.Në heshtje dhe me konsesus procesi fillon nga e para ose mblidhet Kuvendi dhe pasuron nenin e sipërcituar, por pa nxitim dhe duke lexuar mirë dispozitën në të ardhmen, me qëllimin e hapjes rrugë të procesit. Por sigurisht duhet të hapet rrugë dhe proceseve të tjera të emërimit në funksionet kushtetuese. Por a do të ndodhë kjo?

Për mua, nuk do të ndodhë. Sepse komisionet e Kuvendit nuk do të ngrihen si dhe ONM do të paragjykohet me veprimtarinë e saj, për shkak të informacioneve që do marrë dhe nga cilat organe do ti marrë”, thotë Hazizaj. /TemA

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU