Haxhinasto për Der Spiegel: Objektiv ndërtimi i aeroporteve të rinj

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, në një intervistë për revistën prestigjozë gjermane “Der Spiegel”, ka folur për mundësitë e shumta që ofron sektori i infrastrukturës dhe transportit për investitorët e huaj. Ndër pritoritetet e këtij mandati qeverisës, ministri renditi ndërtimin e rrugëve dhe aeroporteve të  rinj, si dhe modernizimin e transportit hekurudhor dhe detar.

“Më mbështetjen e partënerëve tanë ndërkombëtare në sektorin privat dhe shtetëror Shqipëria ka marrë përsipër të zhvillojë një program të qartë për infrastrukturën rrugore. Në këtë kuadër,  jo vetëm do të ndërtohen rrugë të reja por do të modernizohen  linjat hekurudhore dhe shërbimet portuale, gjithashtu synojmë të ndërtojmë edhe aeroporte të rinj. Infrastruktura shqiptare, ka potencial të madh zhvillimi, ne jemi në vend në ndërtim që do të thotë që ofrojmë mundësi të shumta të bashkëpunimit për investitorët e huaj, që kanë mundësi për  financim me kapitalin e tyre ose me mundësi financimi nga institucione të tjera, si dhe për partner që kërkojnë edhe forma të tjera bashkëpunimi”.

 Ndërsa drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, tha se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është ndër prioritetet e ministrisë.

“Shqipëria ka investuar shumë për të përmirësuar rrjetin rrugor, dhe do të vazhdojë të bëjë në të ardhmen. Kjo do të çojë në zhvillim ekonomik të zonave, përmirësimin e cilësisë së jetës si dhe shtimin e turizmin”, tha kreu i ARRSH.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU