Hashim Thaçi zyrtarisht në Vjenë si president!

Gati dy muaj pas zgjedhjes së tij President i Republikës së Kosovës, më në fund u gjet një shtet perëndimor (pas Sllovenisë e cila në Kosovë por edhe vendet e BE-së shihet ende si pjesë e ish-Jugosllavisë) i cili do të jetë mikëpritës në një vizitë zyrtare për Hashim Thaçin. Thaçi  do të udhëtojë në Vjenë kurse të mërkuren do të pritet nga Presidenti i Austrisë në shkuarje, Heinz Fischer, raporton Gazeta Blic.

Vet Fischer kishte qëndruar në Kosovë Tetorin e vitit të kaluar kurse tashmë dihet që brenda disa javësh Presidenti i ri i Austrisë do të jetë Alexander Van der Bellen.

Por duket që Hashim Thaçit i është ngutur aq shumë që ta realizojë një vizitë zyrtare jashta shtetit saqë s’ka pritur për presidentin e ri Van der Bellen.

Siç bën të ditur agjensia e lajmeve austriake APA Thaçi të mërkuren në ora 14:30 do të pritet me nderime shtetërore në Hoffburg për një, siç thuhet në këtë lajm, “bisedë pune”.

Mes Presidentit austriak në shkuarje dhe atij të Kosovës që posa është zgjedhur. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU