Hashim Thaçi: “E ardhmja e futbolli kosovar është e ndritshme”

Presidenti Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se e ardhshmja e Kosovës në futboll është e ndritshme.

E për këtë ka marrë shkas nga fitorja e përfaqësuesve të U21 ndaj Norvegjisë në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

“E ardhmja e futbollit kosovar do të jetë e ndritshme. Fitorja e përfaqësueses së Kosovës U21 kundër Norvegjisë U21, është dëshmia më e mirë për këtë.

Urime përfaqësueses dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi, cituar nga Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU