‘Haradinaj me urgjencë në Tiranë’, kryeministri mohon mediat: Jam në shtëpi!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar ardhjen në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Në një staus në Facebook, shefi i qeverisë së Kosovës, thotë se ai ka pasur një ditë të ngarkuar pune.

“Jam në shtëpinë, me familjen tim”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Një ditë më parë u mediat në Kosovë raportuan se Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj janë nisur me urgjencë në Tiranë, ku do takoheshin me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Postimi i Ramush Haradinajt

Lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë. Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time! Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyren time, me punë të rregullt./a.ç

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU