Dhuna në shkallë të gjerë e PD- LSI në Kuvend dhe jashtë saj, shoqëruar edhe me ‘mjegull mielli”, duket se nuk do të ndikojë në vlerësimet e Brukselit për ecurinë e procesit të reformave dhe integrimit të Shqipërisë.
Më 17 prill pritet të mbërrijnë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn të cilët do t’i dorëzojnë qeverisë progres raportin për procesin e anëtarësimit. Pas vizitës në Tiranë, dy zyrtarët e BE Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë. Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor.
ma.me