Hapet segmenti i dyte i bulevardit të Tiranës, Veliaj: Përmbytjet, përrallë nga e kaluara

TIRANE-Kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj po prezantoi sot projektin për rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku do të hapet edhe segmenti i dytë në Bulevardin e Ri të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se në këtë zonë janë bërë shumë transformime, siç është edhe lumi i Tiranës.

Veliaj tha se tashmë shumë njësi do të shpëtojnë nga përmbytjet, ndërsa theksoi se ‘nuk keni parë gjë akoma’, duke kujtuar kështu shprehjen e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu Veliaj tha se Bashkia e Tiranës si dhe 4 ambasada kanë në plan të zhvendosen në Bulevardin e Ri. Kryebashkiaku nuk kurse as kundërpërgjigjet për opozitën, ndërsa lëshoi mesazhin e qartë se sot Tirana ka nevojë për shumë histori dhe jo histeri.

“Lajmi më i mirë është për njësinë 4.8.9 që e prisnin shiun me dorë ne zëmër, pasi përmbyteshin. Ky është një problem si ‘përrallë nga e kaluara’. Nuk duhet të shqetësohemi më për lumin e Tiranës. Ai nuk është më vetëm një projekt rehabilitimi, por aty kemi mbjell pemë, e kemi hapur shtegje. Por ju them s nuk keni parë më akoma se si do të transformohet lumi i Tiranës. Për çfarë i bëjmë ne qytetet? Për makinat apo qytetarët?! Bulevardi është projektuar më shumë për qytetarët dhe një korsi për autobusët. Tirana rritet çdo ditë. Më në fund kemi një valvul shkarkimi. Ka rreth 4 ambasada që mendojnë të transferohen në këtë lagje. Në fund të verës do të hapim rrugën ‘Siri Kodra’. Bashkia e Tiranës do të zhvendoset në Bulevardin e Ri, duke dhënë vet shembullin për të lehtësuar sadopak. Për këtë projekt, siç është Teatri, apo liqeni i Farkës, apo i Prushit, na duhet më pak histeri dhe më shumë histori. Dhe mos të mësojmë më lemza 4-vjeçare si ajo e 2011-ës”, tha Veliaj.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU