Hapet ekspozita e kukullave japoneze në Beograd

Ekspozita “Kukullat e Japonisë” për herë të parë vjen në Ballkan. Ajo do të ekspozohet në Muzeun e Arteve të Aplikuara në Beograd.

Ekspozita do të ketë 80 eksponate, duke përfshirë kukulla për vajzat dhe djemtë, “Hina” dhe “GOGAC” kukulla të frymëzuara nga format tradicionale të artit japonez “Bunraku” dhe “No” si edhe kukulla prej druri e quajtur “Kokeš ‘, referon BETA.

japanese-doll-1415341_1465888796.262x371

“Japonia ka një pasuri kulturore në këtë lloj, ku çdo kukull ka kuptimin e vet dhe qëllimin e lidhur thellësisht me jetën e përditshme. Ato nuk janë vetëm lodra fëmijësh, por vepra arti të denjë për admirim.

three-japanese-dolls-1412796_1465888771.539x371

Ajo çfarë e karakterizon kukullën japoneze është qetësia që reflektojnë fytyrat e tyre”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Japonisë.

Ekspozita do të zgjasë deri më 4 korrik, dhe vizita është e lirë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU