• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Hapen dosjet e komunizmit, kampionët e përndjekur të sportit

by Java News
27/02/2019 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të harrosh të kaluarën, do të thotë të humbasësh të ardhmen. Sado dramatike, janë copëza historie: ngjarje që kanë lënë plagë të thella gjatë komunizmit dhe jashtë të cilave nuk mund të mbetej as sporti.

Emra të mëdhenj të cilët janë ndëshkuar, penalizuar apo penguar të shkëlqenin në maksimumin e tyre. Histori të paraqitura në aktivitetin “Sigurimi dhe Sporti”.

“Kemi pasur sportistë të ekzekutuar, të burgosur, por edhe të tjerët që kanë vazhduar karrierën kanë pasur goditje të kontrolluar.

Të tregojmë deri ku ka qenë i shtrirë kontrolli i regjimit komunist përmes sigurimit të shtetit”, tregon Jonila Godole, drejtuese e IDMC.

Për herë të parë janë hapur edhe dosjet e disa prej sportistëve më të spikatur, të përndjekur nga sigurimi në kohën e Komunizmit.

“Janë histori njerëzish të famshëm, idhuj të sportit shqiptar.

Për shembull, Qemal Vogli, është një histori e bashkëpunimit të Sigurimit dhe STASI-t për ta rrëmbyer sportistin, për ta sjellë këtu”, tregon për A2, Gentiana Sula, drejtuese e AIDSSH.

Histori drithëruese, si ajo e Qemal Voglit, e treguar nga e bija, Mimoza.

“Bën një ndeshje me një ndërmarrje tjetër dhe Qemali ishte në kulmin e tij, kishte bërë një paraqitje spektakolare në portë.

Organet e Sigurimit të Shtetit e thirrën dhe i thanë “mos më se përsëri mund të përfundosh në burg”.

Me lot në sy, më thoshte që ‘ai është pengu i jetës sime’”, tregon Mimoza Vogli, vajza e Qemal Voglit.

Çdo arsye, sado qesharake mund të tingëllojë, bënte që ëndrra të ndërpritej.

“Kapiteni i Dinamos në atë kohës është arrestuar për 5 dollarë në xhep, por sot nuk është momenti i dhimbjes, por momenti i forcës”, shprehet Kreshnik Tartari, ish-volejbollist dhe ish-trajner.

“Sporti dhe Sigurimi” ishte pjesë e programit Ditëve të Kujtesës, që ka si qëllim ndërgjegjësimin e brezave rreth së shkuarës. Tema/

E.Xh./

Next Post
Fotot/ Larg luksit, delegacioni i PE lëviz nëpër Tiranë me autobus

Fotot/ Larg luksit, delegacioni i PE lëviz nëpër Tiranë me autobus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In