‘Hakmarrja’ zyrtare/ Italia jashtë botërorit, shkarkohet trajneri Ventura

Ashtu siç pritej, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Federatën italiane të futbollit në qytetin e Romës është marrë vendimi për të shkarkuar nga posti i trajnerit Xhanpiero Venturën. Ish-tekniku i Torinos është cilësuar nga opinioni dhe tifozët italian si përgjegjësi kryesor për eliminimin e Italisë nga faza “play-off” e Botërorit, duke bërë që “axurrët” t’a ndjekin trofeun më prestigjioz verën e ardhshme në Rusi nga televizori.

Ndërsa, nga ana tjetër, presidenti Karlo Tavekio, ka deklaruar se nuk do e japë dorëheqjen nga pozicioni që mban.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU