Hahn për situatën në Shqipëri: Shikojmë progres të qëndrueshëm

Kur na ndan vetëm një muaj nga mbajtja e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e procesit të Berlinit, Eurokomisioneri Johannes Hahn ka bërë një pasqyrë të progresit të vendeve të këtij rajoni, përfshirë edhe Shqipërinë. Hahn deklaroi se në Shqipëri është arritur falë ndërhyrjes ndërkombëtare që të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse si dhe një progres i mëtejshëm në reformën në drejtësi.

“Ne kemi arritur që në Shqipëri të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse, ku do të marrë pjesë edhe opozita. Progres i qëndrueshëm është bërë gjithashtu në njërën prej reformave më ambicioze, në reformën në drejtësi”.-tha Johannes Hahn.

Në lidhje me situatën në Kosovë, ku ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet, Hahn tha se e rëndësishme është që vendi të jetë i angazhuar në axhendën e reformave, pavarësisht se na votat nuk u krijua një shumicë e qartë. Në përfundim të fjalës së tij në Bruksel, eurokomisioneri i kujtoi vendeve të rajonit se përmbushja e kritereve dhe puna që do t’i kushtohet reformave, do të jetë çelësi i vetëm për t’i sjellë shtetet aspirante pranë BE-së.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU