Habitet policia, ish-ministrit i gjejnë në shtëpi 13 milionë euro

Plot 13 milion euro janë gjendur në apartamentin e një ish-ministri në Brazil.

Policia federale ka njoftuar kryerjen e një prej aksioneve më të mëdha në sekuestrimin e parave në vend.

Në apartamentin e ish-ministrit Geddel Vieira u gjendën 42.3 milion Reais, barabartë me 11.4 milion euro, dhe 2.7 milion dollarë.

Vieira, ish-ministër në qeverinë e presidentit Michel Temer, ka qenë i akuzuar për pengim të drejtësisë në lidhje me shpërdorimin e fondeve publike nga baka shtetërore braziliane, Caixa Económica Federal, një krim për të cilin po përballet me një arrest shtëpiak.

Sipas policisë braziliane, ish-ministri përdorte apartamentin si një lloj bunkeri ku fshihte paratë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU