Habit opozita, kërkoi anulimin e votimit për “Teatrin”, por nuk shkon në mbledhje

Teksa në sallën e Kuvendit po zhvillohet seanca plenare vetëm me mazhorancën, e cila sot do të matë forcat për 84 vota, është mbledhur Sekretariati për Procedurat dhe Votimin.

Ky sekretariat përbëhet nga anëtarët Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Enkelejd Alibeaj nga radhët e PD. Ky i fundit nuk ka shkuar në mbledhje, pasi opozita ka vendosur të bojkotojë sot Parlamentin, me frikën e rrjedhjes së votave te PS.

Sekretariati për Procedurat dhe Votimin është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e PD dhe LSI për anulimin e votimit për projektligjin e Teatrit Kombëtar.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU