Habit Kryemadhi: Me Metën nuk bëjmë politikë, bëjmë dashuri

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për hapat e ardhshëm që do të marrë opozita në aksionin e saj.

E pyetur a do marrin pjesë në zgjedhje lokale ajo tha se zgjedhjet nuk do të mbahen me këtë qeveri. Por cfarë diskuton bashkëshortja e Presidentit në shtëpi për situatën politike dhe djegien e mandateve?

“Unë nuk bëj politike me Ilir Metën, unë bej dashuri me Ilir Metën. Po të ishte Ilir Meta në LSI nuk do i kishim djegur mandatet por tani drejtimin e kam unë, marr vendimet e mia. Nuk flas fare me Ilir Metën për politikë në shtëpi” tha ajo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU