Grupi i PS përjashton Gjetanin. Balla: Vettingu në politikë, Basha mbron familjarët!

Ashtu siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të hënë grupin parlamentar, dhe ka votuar për përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani.

Po ashtu  mes të tjerave deputetët socialistë diskutuan edhe për propozimin e kreu të PD, Lulzim Basha për vettingun e politikanëve.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama që ndodhet në SHBA, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka thënë deputetëve se propozimi i opozitës është i dështuar.

Balla është shprehur se propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve, ndërsa Byroja e Hetimit dhe SPAK do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Propozimi i Bashës i dështuar dhe propagandë politike. Propozimi si t’i zësh rrugën me ferra reformës në drejtësi. Jemi gati për vetting të vërtetë, reforma në drejtësi e garanton 100%, Byroja Kombëtare dhe SPAK garanton plotësisht vettingun e politikanëve, nuk ndalen vetëm tek politikanët por edhe tek familjarët. Propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve. Gati për cdo propozim që s’prek reformën në drejtësi dhe vijimin e vetingut për gjyqtarët e prokurorët.“, mësohet se ka thënë Balla.

Lulzim Basha ka bërë një propozim gjysmak për vetting në politike, që në fakt eshte vetem zgjatim i ligjit të dekriminalizimit. Në propozimin e Bashës nuk parashikohet kalimi në sitë i pasurisë dhe përjashtohet hetimi i familjarëve.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU