Gruevski jep dorëheqje para 15 janarit

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka konfirmuar se do të japë dorëheqje para 15 janarit.

Më 15 janar pritet që të formohet qeveria teknike që do të zbatojë zgjedhjet. “Qeveri të re teknike do të ketë sipas marrëveshjes së Përzhinos. Më 15 janar do të formohet qeveria teknike e cila do t’i zbatojë zgjedhjet, kurse dorëheqja do të jepet më parë. Se kush do të jetë kandidati për kryeministër do të vendosë partia dhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Gruevski, transmeton kp. Ai ka shtuar se me komisarin evropian Johannes Hahn, i cili do të arrijë javën e ardhshme në Shkup, do të bisedojë për të gjitha çështjet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU