Gruaja shtatzënë gjeti një mi të ngordhur në supë, mbyllet restoranti

Një grua shtatzënë është përballur me një episod të pakëndshëm në një restorant në Kinën Lindore.

Ajo shkoi për të konsumuar një supë, por gjeti një mi të ngordhur në të.

Gruaja bëri zbulimin e tmerrshëm ndërsa po darkonte të enjten me bashkëshortin.

Por kur çifti lajmëroi stafin për miun e ngordhur, pretendoi se punonjësit i ofruan para për të abortuar fëmijën.

“Nëse je e shqetësuar për fëmijën ne do të japim 3 mijë dollarë për të ndërprerë shtatzaninë” i kishte thënë stafi i restorantit.

Bashkëshorti i saj tha se ishte përgatitur për të negociuar kompensimin pasi gruaja e tij përfundoi kontrollet në spital.

Restoranti është mbyllur derisa procedurat hetimore vazhdojnë.

Në një deklaratë të lëshuar pas incidentit, zinxhiri i restoranteve tha se gjithmonë ka vënë theks të veçantë në sigurinë e ushqimore dhe do të bëjë çdo përmirësim të nevojshëm.

/b.d

Graja shtatzënë gjeti një mi të ngordhur në supë, mbyllet restoranti on Vidnews.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU