Gruaja në Mat ‘lë pa gojë’ Policinë, organizon ‘atentat’ ndaj vetes për të fituar azil

Një ngjarje e  pa zakontë ka ndodhur në Komsi të Matit. Bëhet fjalë për disa të shtëna zjarri të cilat kanë qëlluar një banesë, por pas hetimeve paraprake është zbuluar se ka qenë  vetë pronarja e shtëpisë e cila e ka organizuar për të përfituar azil.

Policia bëri me dije se paraditen e djeshme në fshatin German është qëlluar me armë drejt murit të banesës së shtetases M.B 68 vjeç. Nga veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar një vrimë në murin e kësaj banese, e cila dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Në rrugicën përballë me banesën u gjetën dy gëzhoja automatiku model 56. Dyshohet se kjo ngjarje ka qenë stimul nga vetë të dëmtuarit me qëllim përfitim të azilit në një shtet të huaj, ku kjo shtetase ka jetuar si azilante dhe është kthyer në vendin tonë.

“Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal”, shtuan të njëjtat burime.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU