Gruaja i kritikonte Messi-n gjatë Botërorit, burri e divorcon

Debati se kush është më i mirë Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi ka çuar drejt divorcit një çift rusësh. Prej ditës së parë të Botërorit që ka filluar në Rusi, çifti me emrat Arsen dhe Lyudmila, kishin filluar debatet mes tyre. Gruaja duke marrë shkas nga penalltia që Messi humbi ndaj Islandës kishte nisur të kritikonte argjentinasin.

Pika kulmore arriti kur Argjentina siguroi kualifikimin nga grupet në ndeshjen me Nigerinë. Mes të dyve kishte shpërthyer një debat i madh, me bashkëshortin i cili tregon: “Nuk u përmbajta dot dhe ia thashë ato që i mendoja për Ronaldon, ekipin kombëtar portugez dhe të gjitha klubet që asaj i pëlqejnë. Në fund i mblodha plaçkat dhe u largova përgjithmonë.”

Të nesërmen sipas “Daily Mirror” Arsen vendosi të paraqitej në gjykatë dhe të kërkonte divorcin. Ata ishin njohur që në vitin 2002, teksa shikonin ndeshjet e Botërorit që u zhvillua Korenë e Jugut dhe Japoni. Pas 2 vitesh ishin martuar, por me siguri kurrë nuk do ta kishin menduar se ai që i bashkoi, futbolli, do t’i ndante.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU