Grida Duma përplaset me Ngjelën: “I njoh nga kafkat që janë të paguar”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka sulmuar avokatin Spartak Ngjela, i cili deklaroi se protestuesit “i njoh nga kafkat që janë të paguar”.

 

“Nuk mund të thuash që i njoh nga kafkat. Nuk të zbresin ty amerikanët te shtëpia që na tregon ti planet e tyre”, tha Duma.

 

Ngjela u përgjigj: “Ke ardhur të flasësh me mua apo për mua?”

Duma deklaroi në emisionin “Open” se ky është një skandal.

Ish-deputetja tha se maskimi është simbolik dhe gjëja më normale e më perëndimore.

Sipas Dumës, nuk ka asnjë vështirësi për një turmë për të hyrë në Kuvend, por nuk ka dashur.

Sipas saj, ekuilibri më i madh ka qenë për të mbajtur paqësisht këtë protestë.

Spartak Ngjela reagoi duke thënë se nuk mund të sulmohet Parlamenti.

“Mos e sulmo Parlamentin, pse e sulmon? Po të shkosh në Parlamentin e Francës, të nxjerr autoblindin ai”, tha Ngjela. (TCH)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU