Grida akuzon firmën turke, por Basha bujt në hotelin e Syzer kur shkon në Stamboll

Grida Duma ka dalë sërish sot në një konferencë shtypi nga selia e PD-së, për të akuzuar qeverinë në lidhje me koncensionin për Skavicën.

Ajo i ka drejtuar katër pyetje kryeministrit Rama.

Në një prej tyre, Duma aludon se kompania turke që është favorite për fitimin e këtij koncesione, është në listën e zezë për shkak të aktiviteteve të dyshimta.

“Kur qeveria e mori vendimin me 23 dhjetor, t’ia japë Skavicën firmës turke, pa garë, pa transparencë, përse e mbajti të fshehur dhe e shpalli me 7 janar?

Kush janë zyrtarët e tjerë të qeverisë, që kanë vijuar negociatat sekrete të Edi Ramës me kompaninë turke?

Përse vendimin e shpall kompania turke, përpara se sa ta bëjë publike qeveria shqiptare?

Dhe, a është firma e përzgjedhur nga Edi Rama, në listën e zezë për shkak të aktiviteteve të saj të dyshimta, e shpallur si e tillë nga autoritetet turke dhe ndërkombëtare?”, tha Grida në daljen e saj.

Por, interesant është fakti se firma turke Syzer e akuzuar nga Duma, ka në pronësi të vet hotelin “Ritz Carlton” në Stamboll, madje aty ka edhe zyrat qendrore të kompanisë.

Dhe, Lulzim Basha, sa herë ka qenë në Stamboll, ka qendruar pikërisht në këtë hotel.

Me logjikën e Gridës, i bie që Basha qendron në hotele që janë në listën e zezë të kompanive turke.

TEMA

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU