Greqia u kërkon kreditorëve të heqin dorë nga ulja e pensioneve

Greqia përfitoi nga rasti i vizitës së parë të përfaqësuesve të kreditorëve të saj pas daljes zyrtare nga kriza për të kërkuar pezullimin e një zvogëlimi të ri të pensioneve, masë e planifikuar duke nisur nga 1 janari.

”Ministri i Financave, Euclide Tsakalotos do ti sqarojë zyrtarëve të cilët përfaqësojnë kreditorët e vendit (BE-së dhe FMN-së) se nuk ka asnjë arsye buxhetore për këtë masë”, deklaroi në radion ”Real FM” zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos.

”Çështja më pas do u përcillet niveleve më të larta europiane”. shtoi ai pak para takimit të Tsakalotos me përfaqësuesit e kreditorëve të dërguar me mision në Athinë.

Këta të fundit nuk shfaqën kundërshtime në parim, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA, duke cituar një burim të qeverisë. Ata vunë theksin mbi domosdoshmërinë që vendi të përmbushë zotimet për të patur në vitin 2019 (dhe deri në 2022) një suficit primar (duke përjashtuar shërbimin e borxhit) prej 3,5% të PBB-së.

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU