Greqia ndalon anijen e ngarkuar me eksplozivë, shkonte drejt Libisë

Rojet bregdetare greke njoftuan sot se kanë konfiskuar një ngarkesë me origjinë nga Turqia që po transportonte eksploziv drejt Libisë, duke konfirmuar çmontimin e një “bombe artizanale”.

Anija e ndaluar më 6 janar transportonte 29 arka që kishin në përmbajtje detonatorë dhe material shpërthyes, duke përfshirë nitratin e amoniakut që mund të përdoret për prodhimin e bombave, raporton ata.

“Rojet bregdetare çmontuan një bombë artizanale”, deklaroi për median admirali Yiannis Sotiriou, cituar nga agjencia zyrtare ANA.

“Pasojat mund të ishin të paparashikueshme për njerëzit dhe mjedisin”, shtoi ai./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU