Greqia, ambasadori i nderit: Shqipëria na preu në besë, e di veten më të fuqishme se ne

Rama e Tsipras

Ambasadori grek i nderit, Aleksandros Mallias, shkruan se Shqipëria e ka prerë në besë Greqinë.
Ai shkruan për CNN grek, se Greqia mbështeti Shqipërinë për statusin kandidat për në BE në vitin 2014, por ajo e preu në besë.
Mallias thotë se grekët janë të zhgënjyer me Ramën, pasi pritshmëritë për të ishin shumë të mëdha.
“Të gjithë e mbajmë mend se sa optimistë ishim kur në zgjedhjet e vitit 2013, në Shqipëri fitoi partia e Ramës”, shkruan ai. “Athina ka preferuar të jetojë me iluzione dhe gjithmonë ka patur vullnet për hapjen e një kapitulli tjetër me Shqipërinë. Por shikoni çfarë ndodhë me Tiranën.Ajo e sheh veten më të fuqishme se Greqia dhe se raportet i beson të ndryshuara. Tirana mendon se Greqia është më e dobët pas krizës ekonomike dhe tani kërkon të përcaktojë rregullat e
lojës”, shkruan Mallias.
Ai i është referuar reagimit të Ramës, në shkrimin e tij.
Tema/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU