Grekët, politikë në Bularat: Konstandin je hero! Maqedonia është Greqi!

Qytetarë të shumtë grekë janë mbledhur në Bularat për t’i dhënë lamtumirën 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA.

Me flamuj grek në duar grekët e pranishëm mbajnë parullat “Kostandin jeton, ti na drejton”.

Por nuk munguan as parrullat ku shkruhej “Maqedonia është Greqi”. Siç duket, grekët kanë harruar se janë në Shqipëri dhe se Maqedonia nuk hyn fare këtu.

Pavarësisht se në Pikën kufitare të Kakavijës u shtuan sportelet, fluksi i madh i grekëve që po hyjnë në territorin shqiptar, për të qenë pjesë e ceremonisë mortore të Kacifas është i madh. Mësohet se radha në territorin grek është e madhe, duke arritur në 3 km, ndërkohë që po kryen kontrolle fizike mbi çdo person.

Ditën e sotme i jepet lamturmira e fundit 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA 12 ditë më parë.

Siç ishte paralajmëruar kanë mbërritur edhe 8 autobusët e parë nga Greqia që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Mediat greke kanë raportuar se më shumë se 2000 shtetas grekë pritet të mblidhen në fshatin Bularat.

Raportohet se policia shqiptare ka shoqëruar 4 persona, pasi mbanin në makinë simbole antishqiptare. Po ashtu ka kthyer një furgon me mbështetës të Agimit të Artë dhe dhjetëra persona me simbole dhe flamuj grekë, të cilët tentuan të hynin në territorin shqiptar me makina të vogla.

Policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm. Po ashtu policia po vëzhgon dhe po mban nën mbikqyrje persona me precedent penal, kryesisht ata të Agimit të Artë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU