Gratë kryqëzojnë imamin Elvis Naçi: Na bëri djall, deklarata shumë të rrezikshme

Pas deklaratës së imamit Elvis Naçi, në të cilën u shpreh se femrat duan lekë dhe se i bëjnë meshkuj hajdutë, kanë reaguar aktivistet për të drejtat e grave në Shqipëri.

Sipas tyre, diferencimi gjinor në deklaratën e imamit Naçi, është i papranueshëm dhe mund të sjellë pasoja negative për trajtimin e gruas dhe statusin e saj  në shoqërinë shqiptare.

Psikologia Edlira Dyrmishaj, njëherësh themeluese e nismës për të drejtat e grave dhe vajzave të mbuluara, është shprehur se duhet pasur kujdes që në ligjërimet publike të shmanget krijimi i stereotipeve gjinore.

“Është shumë e rrezikshme që të sulmohet një gjini”, ka thënë nga ana tjetër aktivisja Edlira Çepani, për “Klan”.

Kurse aktivistja Sevim Arbana ka thënë se sipas Naçit, “femra është një objekt që mua më cenon, është një djall”.

Sipas saj, kjo është e rrezikshme.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU