Gramsh, 2016-ta gjen pa çati mbi kokë 5 anëtarët e familjes Paja

Viti i ri e ka gjetur familjen Pasha në fshatin Kabash të Gramshit në qiell të hapur. Kjo për shkak se shtëpia e tyre u shkrumbua nga zjarri rreth orës 03.00 të mëngjesit të kësaj të premteje. Siç duket edhe nga fotot shtëpia në të cilën jetonin 5 anëtarët e familjes Paja të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar është shkatërruar plotësisht. Për fat të keq shërbimi zjarrëfikës nuk mundi të arrinte në kohë për shkak të mungesës së rrugës në këtë fshat. Sakaq shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, citohet shqiptarja.com.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU