Grabitja, dëshmia e Kullës para hetuesve: S’jam grabitësi, ditën e ngjarjes isha në plazh

Dy ditë nga arrestimi i tre grabitësve të filialit të BKTS në ish-Bllok, janë zbardhur detaje nga dëshmia që njëri prej personave të arrestuar ka dhënë përpara grupit hetimor, ku Robert Kulla ka thënë se, nuk është autori i grabitjes dhe se ditën e ngjarjes ka qenë në plazh.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, ai ka deklaruar po ashtu se, paratë që i janë gjetur atij janë paratë që ai ka marrë nga qiratë e pronave të tij.

Sa i përket marrëdhënies së tij me Roland Litin, ai ka thënë se disa muaj më parë ai i ka dhënë borxh 50 mijë lekë, por ende nuk ia ka kthyer, ndërkohë që ka shtuar se ai njihej me Litin prej kohësh. Kulla ka pranuar se njihet me Litin prej 7 vitesh, por ka mohuar që të jetë takuar kohët e fundit me të.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU