Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ndërsa një lokal ka rënë pre e grabitjes.
Mësohet se autori ka hyrë në një ambient dhe i ka marrë kamarierit xhiron ditore. Lokali në fjalë ndodhet pranë sheshit “Uillson” ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e grabitësit.
Shuma e marrë nga autori nuk është bërë e ditur. Mësohet se ky i fundit ka qenë i veshur me një xhup të zi.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 22.11.2017, te Sheshi “Willson”, brenda një lokali 1 person, me xhup të zi i ka marrë me dhunë xhiron ditore, kamarierit N.S, vjeç 27 dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/b.d