Godet me sende të forta të moshuarin dhe e bën për spital, pranga të riut

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ky i fundit për motive të dobëta ka tentuar të dhunojnë një të moshuar.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, ndërsa në pranga ka përfunduar D.Shahaj, banues në Vlorë.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kryer arrestimin e shtetasit:

D.Shahaj, 33 vjeç banues në Vlorë.

U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi më datë 02.06.2018, në lagjen ”Lef Sallata”, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta shtetasin V.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU