Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Kukësi përballet me Skënderbeu, Tirana “peshkon” Luftëtarin

U hodh në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit,  shorti për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.  

Goglat kanë rezervuar një “finale” të parakoshme mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët e Ernest Gjokës do të jenë pritës në sfidën e parë, ndërkohë që skuadra finaliste do të vendoset në Korçë.

Shorti është treguar bujar për Tiranën. Skuadra bardheblu ka “peshkuar” Luftëtarin. Si për ironi të fatit këto 2 skuadra kanë një llogari të hapur në kampionat, pasi janë duke luftuar për mbijetesë.

FRGFG9F

Ndeshjet e para të Kupës do të zhvillohen më 24 prill dhe një nga arsyet se përse federata mbajti pezull për një kohë relativisht të gjatë hedhjen e shortit, ishte edhe mundësia e zvogëlimit të Gjysmëfinalet aleancave. Kujtojmë se fituesja e Kupës shkon në turin e dytë të Ligës së Europës.

PËRBALLJET: 

KUKËSI-SKËNDERBEU

LUFTËTARI-TIRANA

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU