Gjyshi i xhihadistit të vogël lutet që ISIS ta kthejë

“Ai është vetëm një fëmijë. Po e përdorin si mburojë”. Kështë shprehet i dëshpëruar gjyshi i xhihadistit të vogël me emrin John, vetëm katër vjeç, i cili u shfaq pak ditë më parë në një video kërcënuese për kryeministrin britanik Cameron, në emër të ISIS.
Me lot në sy, gjyshi lutet për kthimin e nipit, duke kërkuar edhe dorëzimin e vajzës së tij ekstremiste.
“Ai është nipi im, nuk mund ta mohoj”, duke i bërë thirrje edhe të bijës që të kthehej e të përballej me drejtësinë. Vajza mësohet se i kishte thënë të atit se po shkonte në Egjipt për të studiuar.
“Kur kuptova se ishte në Siri, e mora në telefon. Isha shumë i mërzitur”, tha 59-vjeçari.
Për vajzën dhe familjen e saj tha se “nuk dua të kem kontakte. Jam shumë i zhgënjyer. Ajo ishte e krishterë, papritur vendosi të bëhet muslimane”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU