Gjyqtari i Skoci-Shqipëri ka arbitruar edhe në kampionatin shqiptar

Shqipëria mposhti Izraelin me rezultatin 1-0 në takimin e parë të Ligës së Kombeve të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Nuk ka kohë për festë, pasi kuqezinjtë i pret menjëherë ndeshja e dytë. Ditën e hënë skuadra e Panuçit do të përballet me Skocinë në “Hampden Park” të Gllasgout.

partizani kukesi jugKur duhen edhe 2 ditë nga zhvillimi i ndeshjes, UEFA ka publikuar edhe gjyqtarët e ndeshjes. Do të jetë një katërshe gjytarësh sllovene me kryesor Matej Jug që do të vendos drejtësi në sfidën e ditës së hënë. Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçiç do të jenë ndihmësa të tij.

jug partizani kukesi

Kujtojmë që Jug është një njohje e vjetër për shqiptarët, pasi ka drejtuar 2 sezone më parë ndeshjen Partizani-Kukësi që vendosi dhe fatet e titullit kampion. Jug u mor si gjyqtar i jashtëm me kërkesë të klubeve dhe vendosi drejtësi në ndeshjen e Superiores.

matej jug

Për sa i përket ekipit Kombëtar ai ka drejtuar takimin miqësor të zhvilluar në “Loro Boriçit” mes Shqipërisë dhe Marokut që u mbyll në barazim pa gola. Kontaktin e dytë me Shqipërinë slloveni e ka pasur në përballjen ndaj Italisë, ku ishte gjyqtar i katërt në Palermo.

Gjyqtari

/Panorama

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU