Gjyqi mes Tom Doshit dhe Spartak Brahos u shty, për shkak të dorëheqjes së gjyqtares Arjana Fullani, e cila është bashkëshortja e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Arsyet e tërheqjes së zonjës Fullani ende nuk dihen.Në vend të saj u zgjodh gjyqtari Admir Thanza.
Disa ditë më parë ish deputeti socialist Tom Doshi kallëzoi penalisht për shpifje Kreun e komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, pas publikimit të një letre që ky i fundit kishte drejtuar tek instancat më të larta shtetërore dhe ku pretendohej se Doshi së bashku me ish politikanin Dritan Prifti po komplotonin për të destabilizuar politikisht vendin.