Gjykata: Ish-vila e Enverit i rikthehet pronarëve

Pas një maratone seancash gjyqësore, Gjykata e Apelit në Durrës vendosi që ish-vila e Enver Hoxhës, e cila ndodhet në rezidencën qeveritare në plazhin e Durrësit ti jepet familjes Kapedani. Te merkuren në mesditë trupi gjykues me relatore Meriban Mullaj ka dhënë vendimin lidhur me pronësinë e ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha të cilën ja ka njohur familjes Kapedani në Durrës.

Kishte kohë që kjo vilë kërkohej të kalonte në pronësinë e familjes Kapedani, Ambasadës Serbe në Tiranë si dhe në pronësinë e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare po në Tiranë. Pas shumë seancash të shtyra, më në fund në seancën e të mërkurës janë dëgjuar ekspertët e thirrur si nga trupi gjykues ashtu edhe nga palët e interesuara të cilët sollën fakte lidhur me trajektoren që kishte kaluar pronësia e kësaj vile që nga momenti i ndërtimit të saj deri më sot, referon Shqiptarja.com.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU