Gjykata: Arrest me burg për Aldi Lleshajn, grabiti “Porsche-n”, plagosi policin

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Aldi Lleshaj, i dyshuar për veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Vrasje e punonjësit të policisë”, në  tentativë, si edhe “armëmbajtje pa leje”, për ngjarjen e ndodhur në dt. 22.12.2016 në Laç, ku mbeti i plagosur punonjësi i policisë N. Gjergji. Nderkohe, Prokuroria ka zbardhur te gjithe dinamiken e ngjarjes, se si Lleshaj qelloi me arme ndaj Policise dhe plagosi efektivin ne koke.

NGJARJA

Në datë 22.12.2016, rreth orës 08:45’’ në lagjen Nr.3 të qytetit Laç/Kurbin, në kryqëzim të rrugëve, pranë karburant Alpet, i arrestuari  Aldi Lleshaj, me një armë pistoletë (pa leje) i doli para në rrugë, ndërsa ishte në lëvizje me makinë, shtetasit M,K, që po drejtonte automjetin tip Porsche Cayenne (ngjyrë e zezë) me targa AA xxxx, dhe pasi pa se pas të dhënit shenjë që të zbriste nga makina, M.K. nuk doli nga automjeti i tij, i qëlloi atij në automjet, në pjesën e përparme, tek fshirëset e xhamit, dhe kjo bëri që shoferi të zbriste nga makina, dhe Aldi Lleshaj të merrte drejtimin e automjetit dhe të largohej me shpejtësi në drejtim të kryqëzimit të Patokut.

Në ndjekje të tij, u vunë patrulla policie, ndër ta dhe policë me furgonin e policisë me targë MB xxxx AA. Forcat e policisë arritën dhe e panë automjetin Porsche, tek po dilte nga rruga e fshatit Adriatik, për në kryqëzim të Mamurrasit, në autostradë.

Forcat e policisë I dolën përpara automjetit Porsche, rreth 30 metra pa dalë në autostradë, dhe qëndruan në një largësi rreth 4-5 metra, prej tij. Këtu, vunë re se në automjet nuk kishte persona të tjerë veç drejtuesit të mjetit. Punonjësit e policisë i bënë thirrje atij të zbriste nga automjeti. Ata panë se ai, me dorë të majtë nxori nga jashtë xhamit të automjetit armën dhe ua drejtoi atyre.

Pas kësaj, ai hapi pak derën e atomjetit, dhe me armë drejtuar policëve, zbriti nga mjeti dhe doli nga pas tij, nga ku qëlloi në drejtim të policisë. Nga të shtënit me armë prej tij, u plagos drejtuesi i mjetit të policisë, me targë MB xxx AA, punonjësi i policisë N. Gjergji.Ai u godit në kokë, anës syrit të djathtë.

Këtu pat të shtëna nga të dyja palët. Pas disa të shtënave, Aldi Lleshaj u largua me vrap nga pas makinës, duke i ikur policisë përreth 3 km. Disa nga punonjësit e policisë e ndoqën atë në këmbë. Të tjerë u përpoqën ti jepnin ndihmën e parë kolegut të tyre të pladosur.

Nga ndjekja që iu bë të armatosurit (fjala për Aldi Lleshaj), gjatë largimit të tij me vrap, ai kthehej me trup dhe u drejtonte armën policëve, dhe qëllonte nganjëherë drejt tyre. Ai u fut nëpër ca ara. Këtu në ndihmë të policisë erdhën edhe forca të Repartit RENEA. Të gjithë bashkë bënë rrethimin e personit, në një largësi të caktuar.

Aldi Lleshaj vazhdonte të mbante armën në dorë, dhe bile edhe të qëllonte. Pas thirjeve të vazhdueshme të policisë për tu dorëzuar – pas rreth një ore, ndërsa edhe shkëmbeu zjarr me policinë, ai u plagos në këmbë. Pas kësaj ai u arrestua.

Arma iu sekuestrua. Deri në këtë moment ai nuk ishte identifikuar më mirë se kush ishte. Më pas u bë e njohur se ai ishte banor i fshatit Adriatik/Kurbin, dhe se jetonte vetëm me të ëmën, pasi një vëlla e kishte jashtë shtetit, në Itali. Ai u dërgua në spital për ti dhënë ndihmën mjeksore. Në marrjen në pyetje Aldi Lleshaj nuk pranoi të jepte shpjegime për ngjarjen e verifikuar.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU