Gjuriç: Nuk biem pre e provokimeve, vazhdojmë bisedimet me Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur me urgjencë mëngjesin e sotëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas deklaratave të Presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe deklaratave për ndryshimin e kufijve mes dy vendeve.

“Kurir” shkruan se mbledhja nisi në orën 08 të mëngjesit të kësaj të shtune. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përkon me ditën kur duhet të ishte formuar Komuniteti i Komunave Serbe në Kosovë.

Mediat serbe shkruajnë se në fokus është situate e qytetarëve serb në Kosovë dhe Metohi. Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesi i serbëve në Kosovë, Marko Gjuriç, ka treguar detaje nga mbledhja e Këshillit. Gjuriç ka thënë se situata në Kosovë është tensionuar për shkak të deklaratave të politikanëve serb. Ai ka garantuar se dialogu me Kosovën do të vazhdojë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU